Arrestime "derrash" do ketë, përgjegjësia do jetë individuale
Ajo që dëgjuam nga kryeministri në konferencën e fundvitit, i cili supozohet se ka informacion më tepër për ccështjet e politikës dhe planeve të partnerëve është se arrestime funksionarësh publikë do kete, pavarësisht nga cili krah politik do jenë.
Operacionit të katharsisit nuk do t'i shpëtojë as partia që qeveris vendin dhe për këtë është i vetëdijshëmm edhe kryeministri, i cili është distancuar nga ccdo përgjegjësi që e quajti individuale dhe jo politike, siç pamë të ndodhë edhe me Sajmir Tahirin.
"Pyll pa derra nuk ka, dhe çdo derr duhet të japë llogari nëse ka veshur kostumin e politikanit dhe me atë kostum ka abuzuar në çdo zyrë ku ka qenë. Partitë politike nuk mbajnë përgjegjësi për faktin nëse, kanë apo nuk kanë derra mes tyre po për mënyrën si reagojnë kur derrat zbulohen. Ne jemi të qartë dhe të vendosur në këtë pikë. Nuk ka ekuivok” tha Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët.
Arrestimet do njollosin të dyja palët që mesa duket do valëvisin flamurin e integrimit për të hequr përgjegjësitë politike. Këtu kryeministri nuk kurseu opozitën që sipas tij po investohet kundër hapjes së negociatave.
“Opozita po luan me zjarrin, simbolikisht e them këtë, për të dhënë një mesazh të fortë të qartë për këtë element kyç të së ardhmes. Negociatat nuk celen me qeverinë dhe as me Partinë Socialise. Konvulsionet opozitare për reformën në drejtësi, duke penguar reformën para zgjedhjeve dhe duke transformuar një zgjedhje të ligjshme të Prokurores së Përgjithshme në një moment krize artificiale janë në dëm të integrimit të vendit” u shpreh Rama. Nga ana tjetër PD dhe LSI kanë zgjedhur si rrugë protestat duke çuar ujë në ullukun e kryeministrit.
Add new comment