Pangalos rihap debatin për suliotët

Postuar në 18 Dhjetor, 2017 14:02

Me postimet në profilin e tij në Twitter, ish-ministri grek, Teodoros Pangalos ka rihapur debatin për suliotët, teksa i është referuar aktit heroik që sipas tij  gratë suliote bënë 215 viteve më parë.

"Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën λουλούδι (lule). Ajo ka zëvendësuar plotësisht versionin e vjetër të fjalës  greke anthos (άνθος). Por sa e dinë që fjala "λουλούδι" (lule) vjen nga gjuha shqipe?

Si sot, 215 vjet më parë, në malet në veri të Prevezës, gratë suliote hodhën foshnjat e tyre nga shkëmbinnjtë dhe më pas u hodhën dhe vetë. Për to vdekja ishte më e preferueshme se poshtërimi. Si mund te thoshin grate suliote lule në rërë, ndërsa ishin tërësisht shqipfolëse?"

Pangalos shtoi në një postim tjetër: "Le ta kuptojnë fashisto-koumunistët gri dhe rozë se grek është kushdo që ndihet kështu dhe jo ai që ka lindur në këtë vend."

http://www.kathimerini.gr/939714/article/epikairothta/politikh/pagkalos-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.