Një dokumentar për vrasjen e 2Pac (Video)
Mund të kenë kaluar 21 vjet nga dita kur Tupac Shakur ra i vdekur nga plumbat në Las Vegas, pas ndeshjes së boksit mes Mike Tyson dhe Bruce Shelton, por teoritë e konspiracionit janë ringjallur ... Aq sa komopania A & avancoi me krijimin e një një dokumentari me titull "Kush e vrau Tupac?", në të cilin flet vëllai i tij, Mopreme Shakur.
Producentët i paraqitën vëllait të Tupac, Mopreme Shakur një dokument që ushqen skenarë të rinj në këtë çështje. Avokati për të drejtat civile, Benjamin Crumb solli për publikun një dokument ku thuhet se arma që vrau vëllanë e tij është gjetur, por nuk u dorëzua kurrë në policinë e Los Angeles.
Sipas këtij dikumenti, një pistoletë kalibër 40 u zbulua në kopshtin e një qytetari në vitin 1998, i cili ia dorëzoi policisë. Dy vjet më vonë, gjithsej 3.800 armë të konfiskuara nga policia u transferuan në departamentin lokal të sherifit të Los Anxhelosit, duke përfshirë pistoletën e kalibrit të veçantë. Në 2006 një polic që ishte duke hetuar vrasjen e B.I.G Notorious, identifikoi adresën ku u gjet arma si shtëpia ku kishte jetuar e dashura e një anëtar të bandës Crips, e cila ishte kundër 2pac dhe kërkoi një hulumtim balistik.
Rezultati ishte ajo çka prisnin të gjithë ... Kjo armë ishte përdorur për vrasjen e reperit të njohur..
http://www.gazzetta.gr/plus/diethni/article/1174140/foveri-apokalypsi-gi...
Add new comment