Filmi Frida dhe pretendimet për skenat lezbike (video)
Aktorja e famshme, Salma Hayek deklaroi se shantazhohej prej vitesh nga producenti i filmave, Harvey Weinstein për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Ky presion sipas saj e bëri që të pranojë një skenë lezbike në filmin "Frida".
Por producenti i dëbuar nga Hollywood, pas dhjetëra ankesave nga aktorët dhe punëtorët e tjerë në industrinë e filmit, në një deklaratë me shkrim thotë se "nuk kujton të ketë shantazhuar Salma Hayek për të xhiruar një skenë seksi për hir të tij dhe se as nuk ka qenë i pranishëm në xhirime"
"Në çdo rast, skena ishte pjesë e filmit, ku Frida Kahlo ishte biseksuale dhe skena më e rëndësishme ishte mes zonjës Hayek dhe Ashley Judd”- shkruan ai. Harvey Weinstein pretendon se ishte ai që këmbënguli që Salma Hayek të ishte në rolin kryesor, ndonëse bashkë-prodhuesit kërkonin të ishte Jennifer Lopez. "Të gjitha akuzat e ngacmimit seksual të përshkruar nga Salma nuk janë të sakta dhe njerëz të tjerë, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjeve kanë një mendim të ndryshëm në lidhje me atë që ka ndodhur"- përfundon deklarata.
Salma Hayek, ylli i famshëm i Hollywood, në një artikull në New York Times, akuzoi Harvey Weinstein se e kishte ngacmuar seksualisht. Madje shkoi aq larg sa në filmin "Frida", ku aktorja portretizonte piktoren Frida Kahlo, Weinstein kërcënoi me anullim te filmit në qoftë se Hayek nuk ishte dakord për të xhiruar një skenë lezbike me aktoren Ashley Judd.
Add new comment