Weinstein
Weinstein nuk pranon akuzat
Ish-producenti i Hollywood, Harvey Weinstein, i cili po ndiqet penalisht për një përdhunim në vitin 2013 dhe një sulm seksual në vitin 2004, nuk pranoi asnjë fajësi për akuzat. 66-vjeçari, i cili ka qenë i akuzuar nga rreth 100 gra muajt e fundit, u paraqit në gjykatë në Manhatan, me një kostum të errët dhe kravatë
Weinstein deklaron nisjen e falimentimit të kompanisë së tij
Skandalet i kanë kushtuar shumë shtrenjtë producentit të famshëm, Harvey Wienstein. Media të ndryshme raportojnë se pas dështimit në përpjekje për ta shitur kompaninë, Weinstein po shkon drejt idesë së falimentimit.
Pas akuzave nga 50 femra, edhe shteti i New York padit kompaninë "MiraMax" të Harvey Weinstein
Shteti i New York ka depozituar një padi penale për kompaninë e Harvey Weinstein, producenti i njohur i cili është nën akuzë për ngacmim seksual, kërcënim verbal, por edhe përdhunim që nga muaji tetor. Më shumë se 50 femra, mes të cilave edhe disa nga aktoret më të njohura të Hollywood, kanë ngritur akuza të ngjashme për Weinstein.
Por shteti i New York përmes prokurorit Eric Schneiderman ka përpiluar padinë ndaj kompanisë, vetë Harveyt, por edhe vëllait të tij, bashkëthemelues i kompanisë, Robert, me akuzën se kanë dështuar në mbrojtjen e punonjësve.
Filmi Frida dhe pretendimet për skenat lezbike (video)
Aktorja e famshme, Salma Hayek deklaroi se shantazhohej prej vitesh nga producenti i filmave, Harvey Weinstein për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Ky presion sipas saj e bëri që të pranojë një skenë lezbike në filmin "Frida".
Por producenti i dëbuar nga Hollywood, pas dhjetëra ankesave nga aktorët dhe punëtorët e tjerë në industrinë e filmit, në një deklaratë me shkrim thotë se "nuk kujton të ketë shantazhuar Salma Hayek për të xhiruar një skenë seksi për hir të tij dhe se as nuk ka qenë i pranishëm në xhirime"