”Paketat e para financiare për Greqinë synonin shpëtimin e investitorëve europianë”

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 10:59

Paketa e parë e shëptimit që u akordua për Greqinë, në fakt synonte të ndihmonte investitorët jashtë vendit. Deklarata është bërë nga kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem gjatë një fjale në Parlamentin Europian. 

“Kishte gabime në programet e para, ne improvizuam. Mënyra sesi vepruam me bankat ishte e shtrenjtë dhe joefektive. Është e vërtetë se synimi ynë ishte të shpëtonim investitorët jashtë Greqisë dhe për këtë arsye unë mbështes rregullat për shpëtimin nga falimenti duke kërkuar kufizime dhe shtrëngime tek aksionerët, kështu që investitorët të mos shpëtohen me paratë e taksapaguesve”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.