Rama gradohet “armik” i korrupsionit

Postuar në 05 Dhjetor, 2017 20:31

Kryeministri Rama u gradua sot si “armiku” i korrupsionit nga zyrtarët e lartë të BE-së që premtuan hapje të negociatave të anëtarësimit nëse vazhdohet me këto ritme.  Si Presidenti i Komisionit Zhan Klod Junker ashtu dhe shefja e diplomacisë europiane, Federika Mogerini folën me superlativa për kryeministrin e Shqipërisë dhe punën që ai ka bërë për të luftuar korrupsionin.

Juncker:

I lavdërojmë përpjekjet e kryeministrit për të luftuar korrupsionin. Jemi shumë të lumtur me këtë që po ndodh në Shqipëri. Në qoftë se bëhet progres i mëtejshëm gjatë 6 muajve në vijim, synoj t’i propozoj vendeve anëtare hapjen e negociatave por kjo do të varet nga progresi i muajve që vijnë dhe jam besimplotë se kjo do të ndodhë. 

Mogherini:

“Eshte nje kenaqesi per mua te mirepres, perseri, Kryeministrin Rama, ne nje moment veçanerisht te rendesishem per rrugen e Shqiperise drejt BE-se. Nen lidershipin e tij, Shqiperia ka bere nje pune te jashtezakonshme, veçanerisht ne Reformen e Drejtesise, luften kunder droges dhe korrupsionit, nje pune qe ne e mbeshtesim e qe duhet te vazhdoje perpara dhe kjo eshte nje pune qe mund te hape rrugen drejt hapave te metejshem te procesit te integrimit ne BE.

Gjatë konferencës në Bruksel me kryeministrin Rama,  Junker preferoi t’i pergjigjej edhe një pyetje që gazetarët i drejtuan kreut të qeverisë shqiptare  mbi lajmet e publikuara per krimin e organizuar ne Shqiperi dhe çështjen Tahiri, duke sugjeruar qe mediat të merren gjithmonë si burim informacioni për çështje të kësaj natyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.