Bllokimi në autostradë, shoferët denoncojnë ushtrinë (Video)
Vërshimet e ujit bllokuan autostradën Tiranë-Durrës dhe situata përgjatë rrugës ishte e rënduar në maksimum. Me dhjetëra drejtues mjetesh kishin mbetur të bllokuar. Disa prej tyre shprehin shqetësimet që kanë për kameran e TemA TV për mosndërhyrjen e ushtrisë. Ndërsa kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave tha se do t'i shkohet deri në fund përgjegjësive për bllokimin e autostradës dhe kanalit të kullimit.
Add new comment