Një vullkan që rrezikon gjithë planetin
Gjasa që të ketë një super-shpërthim vullkanik i aftë të kthejë qytetërimin njerëzor në epokën e shpellës më shpejt se sa pritej paralajmërojnë shkencëtarët britanikë, me rastin e aktivizimit të fundit të vullkanit Agung në Bali.
Këto shpërthime vullkanike janë një kërcënim për njerëzimin, të njëjta me atë të një asteroidi në Tokë dhe këto dy arsye konsiderohen të jenë ato të mëdha që në të kaluarën të ketë patur zhdukje masive të specieve nga planeti ynë.
Studiuesit, të udhëhequr nga Profesor Jonathan Routzier nga Shkolla e Gjeoshkencave të Universitetit të Bristolit, ka analizuar të dhënat gjeologjike e 100.000 viteve të fundit. Studimi arriti në përfundimin se koha midis shpërthimeve super vullkanike është në të vërtetë shumë më e vogël sesa është menduar më parë.
"Ne jemi disi me fat që nuk kemi përjetuar ndonjë super shpërthim. Mungesa e super-shpërthimeve gjatë 20,000 viteve të fundit nuk do të thotë se kjo nuk do të ndodhë. Natyra nuk është normale. Ajo që mund të themi, megjithatë, është se vullkanet janë më kërcënuese për qytetërimin tonë sesa mendonim më parë"
Një shpërthim i tillë mund të katapultojë materiale mbi 1.000 gigatonë, të mjaftueshme për të mbuluar një kontinent me hi vullkanik dhe për të ndryshuar klimën e planetit për vite, nëse jo për dekada"- theksoi Routzier.
Add new comment