Paditen kryebashkiakia e Sarandës dhe 6 zyrtarë
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe 6 zyrtarë të tjerë të kësaj njësie vendore janë kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. KLSH ka konstatuar një dëm financiar për buxhetin e shtetit me vlerën e 32.466.812 lekë. Auditimi nga KLSH është bërë në periudhën nga Janari i vitit 2015 deri në Korrik të 2016, pra pak kohë pasi Koka kishte marrë detyrën për të drejtuar bashkinë e qytetit bregdetar. Shkeljet e konstatuara në bashkinë e Sarandës lidhen me kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit në disa projekte.
Të kallëzuar:
FLORJANA KOKA - KRYETARE E BASHKISE
KRISTAQ KALI-MBIKEQYRES KOLAUDATORI I PUNIMEVE
AGRON TEPELENA-MBIKEQYRES I PUNIMEVE
ELERON GJONI-DREJTOR JURIDIK
PELLUMB HALIMI-ISH DREJTOR I SHERBIMEVE PUBLIKE
TEUTA STROKA-DREJTORE EKONOMIKE
JORGO MITRO- DREJTOR I TAKSAVE VENDORE
Add new comment