Humbjet e kandidatëve, një mesazh i qartë për LSI-në. Pritet vota për këshilltarët bashkiakë “për të kompensuar” hidhërimin

Mund të thuhet se Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë goditje direkte sa u përket kandidatëve që ajo ka vënë në bashkitë e reja. Në Vorë, Lezhë, Kukës e Pogradec priteshin edhe garat më të ashpra, ku nuk kanë munguar tensionet fizike. Por pikërisht këto bashki LSI po i humb ose i ka humbur tashmë. Humbja e Mallakastrës është gjithashtu domethënëse për të majtën, dhe lexohet si mosaprovim ndaj LSI-së. Kjo parti ka shpresa të mira në Gjirokastër me kandidaten Zamira Rami, ndërsa në Berat ende gara është e nxehtë. Ndërkaq, sa u përket votave për këshilltarë, ose thënë ndryshe votat për partitë, partia e Metës pritet të performojë mirë sipas parashikimit të exit-polleve. Mos edhe në këtë drejtim do të kemi surpriza?
a.j
Comments
BRAVO BRAVO BRAVO popull me
<p>BRAVO BRAVO BRAVO popull me tru e me mendje, LSI eshte bande e keqe qe nuk ka lidhje me politiken por vetem me vjedhjet e likes e te mones. fare e keqe. kjo eshte pergjogja ndaj elona gurit o mizerjet e shekullit te ri.</p>
Add new comment