Penis në qiell
Marina amerikane ka pranuar përmes një deklarate se një nga pilotët e vet ka realizuar në fluturim imazhin e një penisi që ka mbetur nga vazhda e gazrave të lëshuara nga avioni. Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Washingtonit, konkretisht në Okanogan Highlands dhe sipas marinës, ajo është e papranueshme dhe pa asnjë vlerë stërvitore. Imazhi është bërë viral në rrjetet sociale dhe sipas të dhënave ekuipazhi e ka realizuar në fluturim me një avion të tipit F/A-18 Super Hornet.
Add new comment