Ndotja e ajrit, Shqipëria pa të dhëna në hartën europiane
Një hartë interaktive që pasqyron nivelin e mikrogrimcave të ozonit apo dioksidit të azotit u lejon tani e tutje qytetarëve europianë të dinë në çdo kohë cilësinë e ajrit në të gjithë Evropën, ku ndotja e në atmosferë shkakton çdo vit qindra e mijëra vdekje të parakohshme. "Indeksi evropiani cilësisë së ajrit ", i cili u vu nën funksion nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (AEE) dhe Komisioni Evropian mbledh të dhëna për çdo orë nga më shumë se 2.000 stacione matëse në Evropë.
"Ndotja e ajrit është një vrasës i padukshëm dhe indeksi për cilësinë e ajrit është thelbësor që qytetarët evropianë të informohen në lidhje me gjendjen e ajrit që thithim"-tha në një deklaratë Komisioneri Evropian i Mjedisit, Carmen Vela. Nga shqyrtimi i hartës ka shumë vende anëtare të Agjencisë Europiane të Mjedisit si Italia, Greqia, Islanda ose Turqia, të cilat aktualisht nuk po transmetojnë të dhëna në sistem. Në këtë hartë është edhe Shqipëria, e cila po ashtu figuron në listën e vendeve që nuk kanë të dhëna të pasqyruara në sistem.
Harta tregon një pamje të cilësisë së ajrit në një kohë të caktuar në dy ditët e fundit, por me një klikim mund të arrihet në një grafik që përmbledh situatën në 100 ditët e mëparshme. Indeksi jep gjithashtu një përshkrim të infeksionit mesatar vjetor dhe vdekjeve të parakohshme që shkakton.
Sipas një raporti të AEE të publikuar në tetor, cilësia e ajrit është përmirësuar në Evropë gjatë viteve të fundit. Por një pjesë e konsiderueshme e popullatës, sidomos në qytete, mbetet e ekspozuar ndaj ndotjes që tejkalon standardet evropiane dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Më shumë se 80% e qytetarëve të qyteteve evropiane jetojnë me një cilësi të ajrit që nuk i plotëson standardet e OBSH-së. Vetëm nga kontaminimi me grimcat PM2,5 që depërtojnë thellë në mushkëri shkaktuan në 2014 më shumë se 420,000 vdekje të parakohshme në 41 vendet evropiane.
Add new comment