SHBA-Rusi, betejë edhe për bllokimin e mediave

Postuar në 16 Nëntor, 2017 09:13

Rusia dhe SHBA po transferojnë tensionet në raportet shtetërore drejt mediave. Pak ditë më parë, SHBA e detyroi televizionin Russia Today që të regjistrohet si agjent i huaj, vendim që ka sjellë reagimin e Moskës. Duma ruse ka miratuar një ligj, sipas të cilit autoritetet ruse kanë të drejtë të emërtojnë çdo organizatë të huaj mediatike si “agjent I huaj”, duke sinjalizuar kundërmasat ndaj mediave amerikane. 

“Ne po mësojmë nga kolegët tanë amerikanë”, citohet ndër të tjera zv.kryetari i Dumas, Pyotr Tolstoy. Ai ka paralajmëruar se masat do të përfshijnë edhe reklamat amerikane, kjo si kundërpërgjigje ndaj përjashtimit nga tëitter të RT dhe Sputnik. 

Vendimi i qeverisë amerikane për RT i referohet një akti të vitit 1938, Akti i Regjistrimit të Agjentit të Huaj, që i kërkon subjekteve që të zbulojë misionin dhe financimin, pa e kufizuar në veprimtarinë e tij. Emërtimi për palën ruse tingëllon si veprimtari spiunazhi referuar periudhës sovjetike, por në fakt është fjala për diçka ndryshe. Këto organizata janë të detyruara të deklarojnë të gjitha materialet që publikojnë, të dorëzojnë raporte. Sipas disa kritikëve rusë të Putinit, ligji i miratuar në Duma nuk ka shumë kuptim edhe si kundërpërgjigje, pasi nëse RT është televzion shtetëror, CNN p.sh nuk është i tillë. Por duhet thënë se në këtë rast edhe kritikët e regjimit të Putin akuzojnë SHBA-në se ka provokuar një situatë krejt të panevojshme.

https://themoscowtimes.com/articles/russia-new-law-against-foreign-media...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.