Aritmetika që duam

Postuar në 14 Nëntor, 2017 02:06

Kryeministri Edi Rama postonte dje në mbrëmje këtë llogari të cilës i vë etiketat që dëshiron.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523.107374215...

Por secili ka faturën në shtëpi dhe e di mirë shpenzimin. Ata që konsumonin deri në 300 kw kanë paguar me çmim tjetër, më të ulët. Mesatarizimi i përgjithshëm që evidenton këtu z. Rama nuk vlen aspak për llogaritë e një familjeje normale në Shqipëri, por i vlen një bilanci më të mirë ndoshta të qeverisë. Apo edhe familjeve me konsum të lartë energjie. Për një familje ishte shumë mirë çmimi 7.7 lekë për fashën 300 kw. E njëjta logjikë është sot në veprim edhe për TVSh-në e biznesit të vogël: qeveria bën hesapet e veta dhe i del më mirë që të mbyllë një vrimë abuzimi. Por kjo është një tjetër gjë dhe krejt tjetër t’i mbushësh mendjen sipërmarrësit të vogël se ndryshimi nuk shton kostot.

Argumenti se kjo bëhet për të shmangur abuzimet sërish mund të qëndrojë por nuk ka ndikim në aspektin e kostove të ulura për familjet. Kjo është një qasje që nuk është harmonizuar me interesin imediat të qytetarëve, edhe pse në një plan më afatgjatë mund të ketë efekte pozitive. Fakti që kryeministri kërkon të imponojë logjikën se çmimi i energjisë është ulur, thjesht provon se politikat që prekin kategori sociale, kanë kosto që nuk mund të fshihen. Kazan apo jo kazan, secili e bën vetë llogarinë dhe i numëron mirë lekët kur i nxjerr nga xhepi. Për këtë nuk duhet as media dhe as qeveria.

Qytetarët mund të pyesin p.sh për TVSH-në 6% që mund të kompensonte këtë efekt, por ja që nuk pyesin dhe me këtë rast mundet që një ditë të bukur të jenë zgjuar në mëngjes me idenë se edhe po pagove një çikë më shumë në fund të muajit, nuk është aq keq sa e bën media. Mjafton të adoptosh aritmetikën e duhur, apo aritmetikën që duam.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.