SHISH përfiton rritje buxheti me 5.2%. Komisioni i Sigurisë miraton kërkesën e shërbimit

Postuar në 06 Nëntor, 2017 11:59

 Shërbimi Informativ i Shtetit ka kundërshtuar përmes përfaqësuesve, buxhetin e akorduar nga qeveria për vitin 2018. Në mbledhjen e mbajtur për këtë çështje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, përfaqësues të SHISH, kanë kundërshtuar fondin 1.5 miliardë lekë duke kërkuar para shtesë për ndërtime godinash, paga dhe përgjime. Report Tv citon burime brenda mbledhjes së Komisionit, sipas të cilave kërkesa e SHISH është pranuar nga deputetët me arsyetimin se kontribuon te siguria kombëtare. Ndonëse Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka ngritur pretendime për mosarsyetim nga SHISH të kërkesave të veta, në fund, deputetët kanë rënë dakord që të shtojnë fondin aktual me 5.2%.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.