Kremlini, menaxheri i ri i kartës kurde

Postuar në 31 Tetor, 2017 22:52

Pasi ndërhyri në favor të Bashar al Assadit dhe i paralizoi zgjidhjet e synuara në konfliktin sirian nga disa vende, përfshirë edhe SHBA-të, Rusia e Vladimir Putinit po hedh një hap tjetër. Ajo ka thirrur një kongres të Dialogut Kombëtar që parashikohet të mbahet më 18 nëntor në Soçi në Detin e Zi dhe mund të thuhet se përbën lëvizjen e parë që Rusia ndërmerr e vetme për të vendosur paqen në Siri.

Sipas agjencisë “Reuters” në kongres janë ftuar të marrin pjesë edhe kurdët e Sirisë, që kontrollojnë aktualisht ¼ e territorit. Kremlini u ka dërguar ftesa 33 grupeve rebele që luftojnë kundër Assadit, duke synuar që të ndërmjetësojë zgjidhje kompromisi për të gjitha palët, paqe e cila me siguri që do të jetë nën mbikëqyrjen e trupave ruse.

Agjencia thekson se kjo është hera e parë që kurdët ftohen në bisedime për paqen dhe që këtej mund të kuptohet karakteri strategjik i nismës ruse. Pak javë më parë kurdët e Irakut mbajtën referendumin e pavarësisë me shpresën se si aleatë të SHBA-së do të përfitonin diçka. Por duke qenë se pavarësia e kurdëve çon në shpërbërjen e Irakut, SHBA e përjashtoi mbështetjen për ta duke lejuar qeverinë e Baghdatit që të ndërmerrte një ofensivë në bashkëpunim me milicinë Shiite të sponosrizuar nga iranianët e cila çoi në marrjen e Krirkukut të pasur me naftë. Rusia po rifaktorizon kurdët në Siri duke u dhënë sinjal kurdëve se ajo nuk do të bëjë të njëjtën gjë si SHBA dhe duke ofruar garanci përkundrejt acarimit maksimal të Turqisë dhe Iranit që kërcënohen direkt nga separatizmi kurd.

Grupet opozitare që luftojnë kundër Assad e shohin me dyshim lëvizjen e Rusisë dhe kongresin e thirrur prej saj.

Një zëdhënës i tyre, Yahja al-Aridi kërkoi që bisedimet të zhvillohen nën tutelën e OKB-së. Nga ana e vet Damasku zyrtar ka shprehur gatishmërinë e plotë që të marrë pjesë në Kongres. Ambasadori sirian në OKB, Bashar al-Jafari  e cilësoi kohën e zgjedhur si më të përshtatshmen nisur nga pozita shumë e mirë në terren e ushtrisë siriane dhe thuajse likujdimit të plotë të ISIS dhe frontit Al Nusra. Modeli që propozon për Sirinë Kremlini është ai një shteti demokratik, shekullar dhe që ruan tërësinë tokësore. Diçka krejt e kundërt me ofertat anglo-amerikane të ndarjes së territorit sipas një modeli që u vu në veprim me federalizmin e Libisë së pas Ghedafit.

http://www.reuters.com/article/us-mideast-crisis-syria-kurds/russia-invi...

Në këtë koniunkturë, mjeshtri i mbijetesës, presidenti Assad nuk po rri duarkryq. Edhe pse kurdët e Sirisë që janë pjesa dominuese e forcave opozitare, deklarojnë se nuk kërkojnë ndarjen e vendit, leksioni i Kirkukut ka inkurajuar Assadin. Ushtria siriane ka deklaruar Raqqan të pushtuar dhe që këtej mendohet se Damasku do të nisë ofensivën që të marrë fushat naftëmbajtëse në lindje që kontrollohen nga kurdët që në muajin tetor. Ajo çfarë po rezulton në këtë ekuacion që udhëhiqet nga Kremlini dhe Irani, është dështimi i SHBA që nuk po di të formulojë një politikë të qartë në këtë shtet dhe mbi të gjitha ajo po humbet edhe kurdët si aleat të vërtetë, sa kohë që aspirata e tyre për pavarësi nuk u shpërblye.

http://www.reuters.com/article/us-mideast-crisis-syria-kurds-analysis/as...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.