Lirohet nga detyra kreu i AKEP, Piro Xhixho

Qeveria i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë që të lirojë nga detyra kreun e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Vendimi për lirimin e Piro Xhixhos është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, vendim i cili hyn menjëherë në fuqi dhe pritet të miratohet në seancën e ardhshme të Kuvendit. Qeveria nuk ka paraqitur ndonjë arsye për lirimin nga detyra të AKEP-t. Xhixho qëndron në këtë detyrë prej datës 26 nëntor të vitit 2009 duke drejtuar një nga entet me më shumë ndikim në rregullimin e tregut të komunikacioneve. Xhixho është njeri i afërt me LSI-në.
Add new comment