Katalonja shpall pavarësinë
Parlamenti i Katalonjës shpalli pavarësinë e rajonit autonom nga pjesa tjetër e Spanjës, ndërsa qeveria qendrore në Madrid u përgjigj me aktivizimin e nenit 155 i cili pezullon kompetencat e rajonit.
Propozimi i pavarësisë, i paraqitur nga partitë separatiste u miratua me 70 vota pro, 10 kundër.
"Ne shpallim shtetin demokratik, të pavarur dhe sovran të Katalonjës"- thuhet në shpalljen e parlamentit katalanas. Para votimit, deputetët e Partisë Popullore, Socialistët dhe Ciudadanos u larguan në shenjë proteste. Rezoluta i bën thirrje qeverisë katalanase të negociojë njohjen e saj jashtë vendit.
Kryeministri spanjoll Mariano Rahoy reagoi duke bëri thirrje për qetësi. "Unë kërkoj qetësi për të gjithë spanjollët. Sovraniteti i ligjit do të rivendosë legjitimitetin në Katalonjë"-theksoi ai.
Add new comment