Sot fyerje është mbrojtja e Sajmir Tahirit
Shkurt fare.
Të gjithë pamë sot kryeministrin të kapej me gazetarët duke dëshmuar ngarkesat emocionale apo aktoriale të tij në raport me mediat. Kush ka punuar në media e mban mend këtë skeç personal të ketë patur episode të shumta.
Qëndrimi I kryeministrit në mbrëmje se ai nuk sheh asgjë fyese në sjelljen e tij sot nuk duhet të habisë askënd. Dhe as të shqetësojë njeri. Edhe pse përmes deputetes Vasilika Hysi, qeveria po synon të riaktivizojë nismën e vet për norma të reja në median online.
Kryeministri thotë se nuk ka fyer askënd. Dhe ashtu duhet të jetë: asnjë nuk ka sesi të fyhet sot seriozisht nga patologji në komunikimi përpara se të fyhet dhe shqetësohet me atë që po ndodh në politikë. Të mos fyhet nga hakërrimat e pacipa të një ish-ministri që ka ndryshuar çehre nga ora në orë pa ja dalë ai dhe partia që e mbështet tëvheqë nga Shqipëria njollën e blozës së hashashit që po djeg pushtetin. Ndaj le të argëtohemi me ato që po ma shohin sytë, pasi siç thotë dikush “sa më shumë të na urrejnë aq më shumë e humbasin arsyen”. Sot çështja më fyese për mbarë Shqipërinë është qeveria dhe afera e saj e ish-ministrit të Brendshëm.
Add new comment