Qeveria tërhiqet nga skema e përfshirjes së gjithë biznesit në skemën e TVSH-së
Qeveria është tërhequr nga nisma për përfshirjen e të gjithë biznesit në regjimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi sot se skemës së TVSh-së do t’i shtohen vetëm 9 000 biznese të reja, kurse 61 mijë të tjera do të vijojnë si deri më sot.
“Kjo do të thotë që përjashtohen ambulantët, tregjet e bashkive, zejtarët dhe nëse sot janë gati 70 mijë biznese që janë jashtë skemës së deklarimit të TVSH-së, gjithsej brenda skemës do të hyjnë vetëm 9 mijë. 61 mijë do të ngele sërish të përjashtuar për shkak të nivelit të tyre të ulët të xhiros nën 2 milionë”, tha Ahmetaj.
Po kështu ministri ka prezantuar edhe skemën e taksimit të pronës që sipas tij do të jetë për familjet 0.05 për qind e vlerës së pronës. Në një etapë të dytë taksa do të aplikohet edhe mbi trojet dhe tokat bujqësore. Për ndërtesat e biznesit taksa do të jetë tri herë më shumë dhe sipas Ahmetajt kjo synon të lehtësojë barrën e biznesit në raport me taksën fikse për m2.
Në kuadër të paketës fiskale, ministri ka bërë të ditur se investimet nga hotelet brand name, sipas listës së OKB-së do të përjashtohen nga tatim fitimi për 10 vjet.
http://top-channel.tv/2017/10/24/qeveria-terhiqet-perjashtohen-bizneset-...
Add new comment