Deklaratë e fortë e Prokurorisë kundër Ramës
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, duke thënë se me vlerësimin që i bëri provave ai mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj.
Më tej në deklaratë thuhet se deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor dhe Prokuroria për Krime të Rënda e kishte të qartë që në fillimet e këtij hetimi se do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se person nën hetim është ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i Parlamentit të Shqipërisë.
Prokuroria i kujton kreut të qeverisë rastet e Kroacisë dhe Rumanisë që çuan më pas në arrestimin e zyrtarëve të lartë. “Në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende, si Rumania”
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ekzistojnë kushtet dhe rrethanat ligjore, për të cilat është e nevojshme të merren masat që parashikon Kodi i Procedurës Penale për rastet e veprave të rënda, si ato të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë....”.
“Nëse hetimet e Prokurorisë do të shoqërohen me ndërhyrje flagrante të politikës, atëherë qëllimi i Reformës në Drejtësi për luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në nivele të larta, do të jetë një sfidë e cila nuk do të përballohet me sukses”-mbyllet deklarata.
Comments
Private
Deklerate e ketyre injoranteve te Prokurorise se Krime te Renda (e gjithe Trupa Diplomatike ne Tirane eshte jo vetem habitur por dhe terbuar me nivelin e kesaj treshje Prokuroresh, dhe po keto dite i kane derguar Qeverive respektive, Material te bollshem per kete injorance dhe kapje te Prokurorise nga dyshja kriminale, Berisha dhe Meta, per fakte pa fakte dhe qesharake qe ne stisje) e bere 100% nen sugjerimin dhe redaktimin e zyres se Sali Berishes. Edi Rames i hane MUTIN Berishistat dhe Metistat, sot e mot. Edhe pak dite a jave dhe Berishizmi e Metizmi do shkrihen (sekuestrim total dhe burg maksimal) ne cdo drejtim nga BKH, SPAK, Vetting. Dhe MEDIA filo Berisha e filo Meta me sa kane me vete biologjikisht e politikisht, do perfundojne ne: -We are for an indefinite period of time. We have no money from gangs Berisha + Meta...-
Add new comment