Serbia rehabiliton establishmentin ushtarak të përfshirë në krime lufte në Kosovë
pBeogradi zyrtar ka rehabilituar establishmentin e vjetër ushtarak duke përfshirë në listat e lektorëve të akademisë ushtarake edhe njerëz që janë dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë.
Mes personave që hyjnë në akademi është edhe Vladimir Lazareviç, por edhe gjeneralë në pension, anëtarë të Partisë Radikale si Bozidaf Deliç si dhe shefi i tanishëm i Shtabit të Ushtrisë, Ljubisa Dikoviç. Ministri i Mbrojtjes, Alexandër Vulin deklaroi se vendimi synon ndër të tjera edhe të korrigjojë një padrejtësi që sipas tij është bërë ndaj këtyre ushtarakëve.
Politika e Beogradit nënkupton rënien e autoritetit të Gjykatës në çështjet e ish-Jugosllavisë duke konfirmuar rolin e ri të Serbisë. Nga ana tjetër Serbia akuzon se edhe kryeministri i Kosovës, Haradinaj është kriminel lufte, duke u përpjekur që të balancojë pozitat e veta në raport me atë që ndodhi në vitin 1999.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=10&dd=18&nav_id=10...
Add new comment