Presidenti kundër kërkesës për nënshtetësi shqiptare për qytetarët e Kosovës

Postuar në 13 Tetor, 2017 13:05

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përsëritur sot refuzimin e tij ndaj kërkesës së homolgut kosovar për dhënie shtetësie shqiptare për qytetarët e Kosovës, si një mënyrë për shmangien e penalizimit në lëvzjen e lirë. Sipas Metës kjo nuk është zgjidhje për qytetarët e Kosovës, as afatshkurtër dhe as afatgjatë.

Kërkesën e Thaçit për pasaportat e vlerësoj si një protestë në emër të drejtave të qytetarëve të Kosovës. Kushtëzim jo i drejtë dhe racional i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me çështjet e demarkacionit. Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet që burojnë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizove. S’është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që të mos i gëzohen liberalizimit të vizave. Po të varej prej meje dhe për dëshirën e institucioneve të tjera të Shqipërisë kjo gjë do të ishte bërë që dje e jo që sot. Kjo nuk është një zgjidhje, as afatshkurtër dhe as afatgjatë për qytetarët e Kosovës.

Shqipëria është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë”, pohoi presidenti.”, tha presidenti gjatë një interviste për Radiotelevizionin e Kosovës.  

http://www.balkanweb.com/site/pajisini-me-pasaporta-shqiptare-meta-i-per...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.