Erdogan në Serbi: “Të ndërtohet sa më shpejt rruga Beograd-Sarajevë. Nuk ka probleme në Sanxhak”

Postuar në 11 Tetor, 2017 08:50

Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdgan në Serbi ka tërhequr vëmendje jo të vogël mediatike. Presidenti turk do të qëndrojë dy ditë në Serbi dhe përpara mbërritjes ka nisur mesazhet e para përmes një editoriali në gazetën beogradase “Politika”.

Turqia dhe Serbia janë dy vende kyçe në Ballkan dhe bashkëpunimi mes tyre ka rëndësi kyçe për mbajtjen e stabilitetit, paqes dhe progresit në rajon dhe përmes tij në Europë”, citon “B92”, presidentin turk.

Në konferencën për shtyp me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç u thanë fjalë miqësie, që promovojnë një epokë të re.

Nuk jemi në vitin 1389, jemi në vitin 2017. Serbia nuk ka të bëjë me Fetullah Gulen dhe ka qenë ndër vendet e para që ka dënuar tentativën për grusht shteti…Unë mendoj se grushti i shtetit është forma më e lartë e terrorizmit”, është shprehur ndër të tjera Vuçiç.

Mediat serbe raportojnë për nënshkrimin e 12 marrëveshjeve bilaterale dhe një premtim të Erdogan për rritjen e vëllimit tregëtar deri në 1 miliardë dollarë deri në fund të vitit nga 800 milionë që është aktualisht. Erdogan ka bërë premtime edhe më të rëndësishme që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me stabilitetin e Serbisë.

Unë nuk do të jem asnjëherë në krahun e nacionalizmit dhe sidomos të etnonacionalizmit dhe ky është mesazhi që do t’u dërgoj njerëzve në Novi Pazar. Nuk ka probleme në Novi Pazar…Ne duam të bëjmë hapa të mëdhenj me Serbinë, por gjithashtu me të gjithë Ballkanin, në mënyrë që të zgjidhim të gjitha problemet. Kjo është arsyeja pse duhet ndërtuar rruga mes Beogradit dhe Sarajevës sa më shpejt”, tha Erdogan.

Vizita shënon një hap të rëndësishëm në raportet mes të dyja vendeve dhe i jep Serbisë një pozitë edhe më të fortë diplomatike dhe gjeopolitike. Një vend që po del nga izolimi dhe mbi të gjitha po di të tregojë aftësi për menaxhuar lidhje të shumëfishta. Është shpejt për të folur për ndikimin në ekonomi, nisur nga të dhënat konkrete, por nëse do të flitej në kuadër të diplomacisë, Beogradi patjetër që ka shumë suksese.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=10&dd=10&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.