Ligji për pakicat kombëtare. Pikëpyetje të mëdha për identifikimin e shtetasve që vetëidentifikohen

Postuar në 09 Tetor, 2017 10:43

Para disa ditësh qeveria shqiptare përmes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pezantoi projektligjin “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i cili “rregullon ushtrimin e të drejtave të personave që u përkasin pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me parimet e parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare…dhe marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut ku Republika e Shqipërisë është palë”.

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/projekt-ligj/projektligje-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-12-prill-2017&page=1

Ligji bën përkufizimet formale se çfarë është një pakicë kombëtare, lidhjen e tyre me territorin, cilësitë dalluese duke konkluduar se në këtë kontekst në Shqipëri jetojnë si pakica kombëtare pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, bosnjake, serbe. Siç dihet, numri i pakicave është shtuar me këtë ligj krahasuar me më parë. Por sesi janë përcaktuar këto pakica mbetet e paqartë në kuptimin juridik që lejon legjislacioni shqiptar.

E drejta e personave për t’u vetëidentifikuar si pjesëtar i një pakice bëhet konform ligjit për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë, i cili jep një statistikë raportesh demografike. Parimisht Shqipëria pranon dhe njeh minoritetet dhe të drejtat e tyre, por duke qenë një çështje edhe numrash, ajo është e detyruar që të njohë dhe përpunojë të dhëna faktike për kombësinë e shtetasve. Dhe këtu duhet ecur rast pas rasti, për çdo individ, pasi kombësia sipas ligjit për Gjendjen Civile, prezumohet vetëm për fëmijë të lindur në Shqipëri të cilëve nuk u njihen prindërit. Në raste të tjera ajo duhet të provohet në përputhje me kombësinë e prindërve. Por edhe kjo pikë që ngjan e logjikshme në fakt nuk shprehet në ligjet shqiptare.

Projektligji për pakicat detyron institucionet shqiptare që të mbledhin të dhëna me synim “garantimin e të drejtave të pakicave”.

Neni 6 i projektligjit thotë se: “….

institucionet publike në nivel qendror dhe vendor mbledhin të dhëna në lidhje me identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare, bazuar në të drejtën e vetidentifikimit të këtyre personave dhe në dokumentacionin e Gjendjes Civile

Dhe më poshtë: “Kriteret dhe procedurat për mbledhjen e të dhënave të parashikuara në pikën 1 miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Mirëpo Regjistri i Gjendjes Civile nuk mund të provojë asnjë të dhënë që të ketë vlerë juridike në këtë kuptim, pasi dispozitat e ligjit të saj organik që trajtojnë çështjet e kombësisë dhe pasqyrimit të saj si pjesë e Gjendjes Civile të shtetasit, janë shfuqizuar me vendimin nr. 52 të Gjykatës Kushtetuese, datë 1 dhjetor 2011. Ligji “Për Gjendjen Civile", ai me nr. 10129, ndryshuar me ligjin nr. 6/2012 të 2 shkurtit 2012 dhe ligjin nr. 130/2013, dt. 25 prill 2013, nuk ka më asnjë dispozitë për Kombësinë. Në ligjin fillestar çështja e kombësisë si pjesë e Gjendjes Civile trajtohej në nenet 6/1, nenin 8, 42/2, gërma e dhe nenin 58.

Të gjitha këto pika dhe nene janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, pas një kërkese nga Gjykata e Rrethit Sarandë. Shprehet Gjykata:

Gjykata arrin në konkluzionin se, dispozitat e ligjit për gjendjen civile, objekt i këtij kontrolli kushtetues, duke vendosur detyrimin për regjistrimin e të dhënave mbi ‘kombësinë’ në regjistrat e gjendjes civile, ndërhyjnë në sferën e jetës private të individit, në kuptim të nenit 35 të Kushtetutës. Kjo ndërhyrje, në vlerësimin e Gjykatës, shkakton një devijim nga parimi kushtetues i mosdetyrimit të bërjes publike të të dhënave personale, ku përfshihen dhe të dhënat personale “sensitive”, i cili sanksionohet në nenin 35 të Kushtetutës. Gjykata çmon se mbrojtja e të dhënave “sensitive”, si një nga komponentët e së drejtës për respektimin e jetës private, garantohet nëpërmjet shprehjes së lirë të vullnetit për të bërë publike ose jo këto lloj të dhënash, në përputhje me nenin 35 të Kushtetutës. Të dhënat që sigurojnë informacion për analiza demografike, të nevojshme për zhvillim ekonomik dhe social apo për qëllime të politikave shtetërore për të nxitur ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor të pakicave etnike, mund të merren nëpërmjet procedurave të tjera përkatëse, në përputhje me garancitë ligjore që parandalojnë shpërdorimin e të dhënave të mbledhura, si dhe përcaktojnë saktësisht rregullat e veçanta të përpunimit…Si përfundim, në vijim të arsyetimit të mësipërm, Gjykata vlerëson se termi “kombësi”, i përcaktuar në nenin 6/1 dhe 8; termi“kombësinë në përputhje me kombësinë e prindërve”, i përcaktuar në nenin 42/2, germa “e”, dhe neni 58 i ligjit për gjendjen civile, cenojnë parimin e sigurisë juridike dhe bien në kundërshtim me nenet 20 dhe 35 të Kushtetutës.

http://shqiptarja.com/oggetti/45520.pdf

Për këtë arsye është e paqartë se si do të përcaktohet kufiri dhe përbërja numerike e pakicave, përtej vetëdeklarimit. Si do të mbledhin të dhëna institucionet ndërkohë që Gjendja Civile nuk e shpreh më kombësinë si pjesë të skedës tërësore të gjeneraliteteve të shtetasit.

Më poshtë po sjellim nenet e shfuqizuara në ligjin “Për Gjendjen Civile”:

Neni 6/1:

Neni 8: 

Neni 42/2, germa e:

Neni 58: 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.