Nisin verifikimet për ndërtimin në Parkun e Butrintit
Pas denoncimit në media, prokuroria ka nisur verifikimet për ndërtimin që po bëhet në Parkun Arkeologjik të Butrintit. Sipas shqiptarja.com, Prokuroria po verifikon nëse janë respektuar kushtet për lejen dhe nëse e lejon statusi i UNESCO-s ndërtimin.
"Efektivë të policisë gjyqësore kanë qenë të martën pasdite në Parkun Arkeologjik të Butrintit ku po ndërtohet, ndërsa inxhinierit i është kërkuar që të paraqesë dosjen për verifikim. Pas kërkesës, inxhinieri është paraqitur duke e dorëzuar, ndërkohë që po bëhen verifikimet nga prokuroria", shkruan gazeta. Sipas ministrisë së Kulturës, që është autoriteti përgjegjës për Parkun dhe për lejen e dhënë, kjo ndërtesë do të jetë me një strukturë të përkohshme, edhe pse në pamje duket qartë që ndërtesa po bëhet me elemente hekuri dhe beton.
Add new comment