Nallbania/Urdhëri, pastaj ligji

Postuar në 03 Tetor, 2017 22:04

Në datën 13 shtator të këtij viti, qeveria aktuale miratoi një vendim titulluar: “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike”, i cili rregullon “procedurat për ofrimin dhe përfitimin e shërbimeve publike elektronike nëpërmjet shërbimit të transmetimit elektronik të sigurt për qytetarët dhe institucionet publike”.

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-13-shtator-2017&page=1

Në këtë vendim përcaktohen tërësia e dokumenteve që përfitohen në këtë format, mënyra e ofrimit të tyre, karakteristikat e paraqitjes së vulës elektronike etj.. Po kështu vendimi detyron institucionet përkatëse që të qarkullojnë dokumentin elektronik për ndërfaqësim në portalin qeveritar e-albania. Mirëpo VKM-ja është një akt rregullues, normues poshtë ligjit. Kjo është e ditur. Dhe në kuptim të VKM-së mund të nxirren urdhëresa të caktuara dikasteriale, por jo duke tjetërsuar dispozitat ligjore në fuqi.

Duket se në rastin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj kemi një përjashtim, apo një praktikë që kërkon sqarime. Z. Xhafaj i është përgjigjur institucionalisht VKM-së dhe përmes një urdhëri që mban datën 27 shtator 2017, cakton disa detyra për zbatimin e VKM-së në fjalë. Kështu caktohet personi që do të ketë akses në portalin e-albania etj.. Këtu na intereson pika 4 e Urdhërit që tekstualisht thotë:

Në rastet e paraqitjes së shtetasve pranë zyrave të gjendjes civile në bashki/njësi administrative, nëpunësit e këtij shërbimi të informojnë shtetasit për mënyrën e pëfitimit të këtyre dy certifikatave(familjare dhe personale) me vulë elektronike nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania nga vetë institucionet publike që kërkojnë këto dokumente, pa u aplikuar pulla e taksës”.

Nëse hidhemi te pika 3 e Urdhërit ministri kërkon nga Drejtoria e Gjendjes Civile të Republikës që të sqarojë zyrat në rrethe se certifkatat personale dhe familjare do të lëshohen vetëm në format elektronik përmes portalit e-albania.

Këto dy pika kanë rëndësi. Së pari, siç shihet autoriteti shtetëror për lëshimin e certifikatave, pavarësisht formatit, është Gjendja Civile e Republikës. Nuk ka asnjë autoritet tjetër ta bëjë këtë. Portali e-albania është vetëm pika e ofrimit të shërbimit ku ndërfaqësohet Regjistri i Gjendjes Civile. Në këtë kuptim, për lëshimin e çdo dokumenti nga ky institucion janë në fuqi dispozitat e ligjit organik të tij, konkretisht ligjit nr. 10129, datë 11.5.2009 "Për gjendjen civile", i ndryshuar dhe aktet nënligjore që kanë dalë në bazë dhe për zbatim të tij. Ky ligj e përcakton certifikatën si një dokument që pajiset me pullë takse.

Nga ana tjetër pulla e taksës, sipas ligjit nr.9975, datë 28.7.2008 "Për taksat kombëtare" i ndryshuar, e bën çdo qytetar që merr certifikatën një taksapagues. Dhe këtë nuk e ndryshon dot një urdhër i ministrit të linjës, por vetëm amendimi ligjor.

 Ja se çfarë thotë neni 7 i këtij ligji që përkufizon:

Dhe ja se çfarë thotë neni 9 i po këtij ligji që rregullon përjashtimet nga taksa:

Lind pyetja: çfarë fuqie juridike ka urdhëri i z. Xhafaj në këtë kontekst? Drejtoria e Gjendjes Civile mund të ketë varësi direkte nga Ministria e Brendshme, por ajo nuk i ikën dot zbatimit të ligjit për shkak të një urdhëri. Kjo mund të duket kleçkë, por pas saj zbulohet serioziteti dhe aftësia e një qeverie që thotë se po bën shtet. Shteti është edhe procedurë dhe në këtë rast kemi mënjanim nga detyrimi ligjor për të paguar detyrimet përmes një akti nënligjor që I bie shkurt “për të mirën e qytetarëve”.

ADN e virusit Erjon Veliaj: Në fillim ishte tenderi...

Por ngatërresa nuk mbaron këtu. Nëse VKM-ja e datës 13 shtator saktëson qartë se “Dokumentet administrative elektronike që përfitohen nga transmetimi elektronik i të dhënave, me vulë elektronike, kanë të njëjtën vlerë ligjore dhe fuqi provuese si çdo dokument tjetër zyrtar” dhe nëse z. Xhafa dikton se çertifikatat personale dhe familjare do të jenë vetëm në format elektronik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka shpallur fituesin e tenderit për kioskat dixhitale që do të ofrojnë…certifikata për qytetarët.

Këtu mund të lexoni për këtë prokurim që mban era…paqartësi: http://www.respublica.al/2017/08/28/174-milionët-e-dyshimtë-të-kioskave-të-bashkisë-tiranë

Bashkia e Tiranës ka një zyrë të gjendjes civile që do t’i bindet VKM-së dhe urdhërit për ofrimin e dy certifkatave vetëm në format elektronik, ndonëse ky format është taksativ dhe unik në rastet kur dokumenti kërkohet nga institucione të tjera. Mirëpo qytetari ka të drejtë që të ruaj në një disk të lëvizshëm, apo të printojë nga pc-ja certifikatën me vulë elektronike. Pra kjo rrumpallë juridike ku përfshihet edhe një 174 milionësh i pakutpimtë që shpenzon Bashkia e Tiranës, na shpjegon se në çfarë niveli operon i ashtuquajturi shtet. Përndryshe një gjë që është nisur për mirë po përfundon në rrëmujë dhe çka është më keq: në një zhvatje pa kuptim.

Comments

Submitted by Al-kapone (not verified) on

Sapo ka filluar katrahura me sherbimet on line dhe dokuentet elekotrnike. Do i dale tymi me vone kur te verifikohen me qindra abuzime me dokumentet elektronike dhe sherbime te perfituara prej tyre, ku ne fund asnjeri nuk do te shkoje dot para ligjit per shkak te ngerceve ligjore te krijuara!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.