Shyqyr që ka ca thagma në Itali...

Postuar në 24 Shtator, 2017 11:56

Kryetari i Bashkisë së Amarice në Itali, Sergio Pirozzi deklaron se në qytetin që ai drejton nuk ka mbërritur asnjë euro e vetme nga 33 milionë që u mblodhën pas tërmetit të 24 gushtit 2016. Paratë u mblodhën nga italianët që u solidarizuan me qytetin e shkatërruar dhe banorët që mbetën pa shtëpi. 2 euro secili për të ndihmuar banorët e Amatrice, Açumoli, Arquata apo Pescara del Tronto, ndërkohë që në një stil menaxhimi tipik italian, paratë u çuan për të ndërtuar një rrugë çiklistike në zonën e Marche. Përdorimi i fondeve sipas Pirozzit u vendos nga një “komision të mençurish”, duke dëshmuar edhe njëherë se çfarë qëndron në themel të atij dëshpërimi që ka kapluar shoqërinë italiane në raport me shtetin e vet. 

http://video.corriere.it/terremoto-amatrice-sindaco-pirozzi-soldi-la-ric...

Çfarë na tregon ku shembull ne shqiptarëve? Na tregon se duhet të ulim kokën dhe të gëzohemi për kryeministrin që kemi. I cili kur ndodhën përmbytjet në zonën e Fierit apo Veri, vuri në rresht biznesin, u kërkoi me shumë mirësjellje që të deklaronin se po jepnin ndihma, i magazinoi mirë e bukur, shkoi vetë aty, mbajti konferencën e rasti dhe shpërndau ndihmat. Birinxhi i thonë kësaj. Sinqeriteti do vlerësuar në kësi rastesh sepse paska edhe më keq. Bie tërmet në Itali, paratë jepen për ndihmë dhe shkojnë për tjetër gjë. Ndryshe në Shqipëri. Rilindja Urbane nuk i fshehu asnjëherë ambiciet e veta për të stolisur Nënën Shqipëri. Dakord. Fondet nuk dihet se nga hyjnë e dalin. Por kur mendon që ka rilindur çdo trotuar dhe është ndriçuar çdo rrugicë, duhet edhe të kënaqesh, sepse nga Rilindja Urbane pale se ku mund të destinoheshin. Shikoni Italinë dhe mbani frymën. Nëpunësit një – soj qenkan ngado. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.