1378 të burgosur për kultivim dhe trafik droge. 164 të dënuar me burgim të përjetshëm
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, paralajmëron reformë edhe në sistemin e burgjeve. Vettingu do përfshijë administratën dhe gardianët të cilët sipas drejtorit do të kontrollohen ndonëse punojnë në kushte dramatike.
“Nuk ka pranga të mjaftueshme. Nuk ka skanera për të kontrolluar sende që nuk lejohen në futen në qeli. Çdo ditë bllokohen dhe kapen celularë. Uniforma e gardianit është në kufijtë e mëshirës. Paga dhe trajtimi financiar i gardianit është shumë më poshtë një polici të zakonshëm. Është e papranueshme që për të transportuar të dënuarit ne kemi përdorur edhe fasho plastike dhe ko situatë duhet të marrë fund”, - tha Çuko.
Çfarë vettingu mund të bëhet ndaj një stafi që nuk ka kushtet minimale të punës? Drejtori ka dhënë gjatë intervistës në “Channel One” edhe të dhëna për numrin e të burgosurve.
Nga 5284 persona që ndodhen aktualisht në 23 institucionet e riedukimit, 1378 persona i përkasin kategorisë së të akuzuarve dhe dënuarve për kultivim apo trafikim të lëndëve narkotike. Po kështu në Shqipëri ka 164 persona që ndodhen në burgjet e sigurisë së lartë dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërkohë që për vjedhje janë në burgje më shumë se 800 persona.
Add new comment