Marka të njëjta, ushqim inferior drejt Europës Lindore. Konfirmohet dyshimi disa vjeçar

Postuar në 18 Shtator, 2017 08:27

Gazeta “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim fjalimit vjetor të presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker mbajtur para Parlamentit Europian. Gazeta është ndalur te tema e ushqimit që është prekur nga Juncker dhe për politikën e diferencimit cilësor që aplikohet nga kompanitë kryesore të cilat paktetimin dhe ambalazhimin e produkteve që tregëtojnë në Europën Lindore e kanë identik me atë në Perëndim, por cilësia është krejt tjetër.

Nuk do të pranoj që në disa pjesë të Europës, njerëzve t’u shitet ushqim i një cilësie më të ulët sesa në vendet e tjera, pavarësisht se paketimi dhe emri i markës është identik”, tha Juncker.

Gazeta referon disa deklarime të mëparëshme të bërë nga presidenti hungarez Viktor Orban dhe kryeministri bullgar Borissov, i cili ky i fundit ka folur edhe për një apartheid ushqimor nga Perëndimi. Komsionerja Europiane për drejtësinë dhe konsumatorët flet për vite të tëra mashtrimi në këtë drejtim. Sipas saj industria e ushqimit prej vitesh është përpjekur të neglizhojë ankesat në këtë drejtim duke ridikulizuar pretendimet e njerëzve, ndonëse në Hungari p.sh prej vitesh, njerëzit drejtohen për të blerë mallra në Austri.

Edhe kryeministri slloven, Miro Cerar ka ngritur zërin pasi vendi i tij preket nga kjo tregëti cinike dhe me fitime të mëdha.

Disa herë nuk mjafton vendosja e gjithçkaje në etiketë”, shprehet ai. Bashkimi i Konsumatorëve Sllovenë ka kryer testime të vazhdueshme dhe në muajin qershor ai ekzaminoi 32 produkte të shitura në Slloveni dhe Austri, duke konstatuar se të paktën 10 produkte ishin të një cilësie më të ulët. Coca Cola e shitur në Slloveni u gjet të kishte më shumë sheqer dhe frukto-glukozë sesa ajo që shitet në Austri.

Industria është mbrojtur deri më tani duke i argumentuar ndryshimet në përbërje si të pranishme edhe në produktet që tregëtohet në vende të ndryshme të BE-së, por për këtë ka shumë arsye dhe jo tregëtimi i ushqimit inferior. Ky argument është parë si justifikim dhe në fund të këtij muaji, vendet anëtare të Lindjes së Europës do të kenë një interpretim final të ligjit që mundëson procedimin e mëtejshëm. Po kështu Komisioni do të unifikojë metodën e testimit për të shmangur çdo anashkalim.

https://www.theguardian.com/inequality/2017/sep/15/europes-food-aparthei...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.