Thellohet përplasja mes Turqisë dhe Gjermanisë
Turqia thirri ambasadorin gjerman në Ankara për të protestuar për një tubim të kurdeve në Këln, duke çuar edhe më tej tensionet në marrëdhëniet Berlin-Ankara.
"Ne dënojmë organizimin e një tubimi në qytetin gjerman të Këlnit nga grupet e degëve të organizatës terroriste PKK dhe faktin se propaganda terroriste u lejua nga autoritetet gjermane. Ne shprehëm reagimin tonë të fortë ndaj ambasadorit gjerman në Ankara, të cilin e thirrëm në ministri"- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.
Autoritetet turke i referohen një tubimi të mbajtur më 3 shtator, ku 25,000 mbështetës kurdë demonstruan në Këln kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Disa prej tyre mbanin postera të Abdullah Ocalan, liderit të burgosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët BE dhe SHBA e konsiderojnë si një organizatë terroriste.
Add new comment