Macron në Athinë për projektin e Europës Sovrane

Postuar në 07 Shtator, 2017 13:00

Presidenti francez, Emanuel Macron në krye të një delegacioni të madh bashkëpunëtorësh dhe investitorësh ka vizituar Greqinë, të cilën e ka quajtur bashkëpunëtore të ngushtë të Francës në çështjet e Mbrojtjes, ato ekonomike dhe Europën e së nesërmes. 

Macron ka konfirmuar interesin e Parisit për shpimet naftëkërkuese në Mesdheun Limdor dhe në këtë kontekst kërkoi që kompanitë franceze operojnë në Zonat Eksluzive Ekonomike mes Greqisë e Qipros të punojnë pa presion. Para mbërritjes në Athinë ai ka dhënë një intervistë për gazetën "Kathimerini" ku ka prekur disa çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e Europës dhe reformimit jo vetëm të sistemeve të sigurisë, por edhe të mekanizmave politike që ka të bëjë me ndarjet ideologjike. Gjithsesi Macron nuk ka përmendur në asnjë rresht Ballkanin Perëndimor, ndonëse iu referua planit për ripërtëritjen e Europës. Mbi të gjitha është përfundimi i procesit që ka të bëjë me unifikimin ekonomik të vendeve të bllokut.
"Eurozona nuk mund të punojë në afat të gjatë pa një buxhet të përbashkët, që na lejon të përballojmë goditjet ekonomike dhe të inkurajojmë konvergjencën midis ekonomive tona duke mbështetur projektet e investimeve në vendet më në nevojë. Dhe ky buxhet ka nevojë për udhëzime politike, si dhe për kontroll të mirëfilltë demokratik: prandaj mbështes idenë e një ekonomisti dhe ministri të Financave të Eurozonës dhe një Parlamenti në Eurozonë"- theksoi Macron.
Po ashtu Macron flet për një Europë të pavarur në çështjet e Mbrojtjes due patur parasysh edhe prirjet e reja të politikës amerikane në çështjet e sigurisë.
"Evropa duhet të zhvillojë më tej sovranitetin tesaj. Nuk mund të bllokohet nga mosmarrëveshjet e brendshme, keqkuptimet dhe diskutimet katastrofike rreth 'daljes' së njërit apo tjetrit: Evropa është një garanci kolektive në çështjet e mbrojtjes, në luftën kundër terrorizmit, kundër ndryshimeve klimatike dhe në favor të revolucionit dixhital. 
Evropa duhet të marrë në dorë sigurinë e vet. Për këtë ndajmë të njëjtën pikëpamje me Kancelaren Merkel"
I pyetur për marrëdhëniet me Turqinë Presidenti francez, la të kuptohet se marrëdhëniet me Ankaranë nuk duhet të shkëputen pavarësisht kontradiktave me psidentin Erdogan,
"Turqia është larguar objektivisht nga BE muajt e fundit, me devijime shqetësuese. Por unë dua të shmangim përjashtimet, sepse është një partner thelbësor në shumë kriza me të cilat përballemi, po i referohem veçanërisht sfidës së emigracionit dhe kërcënimit terrorist. Dhe unë merrem me këtë temë duke mbajtur kontakte shumë të rregullta me Presidentin Erdogan"
Macron bën dhe një interpretim të idesë së tij për reformimin e sistemit politik tradicional që ka të bëjë me ndarjet në të majtë dhe të djathtë.
"Kam thënë se ndarjet e partive që kanë strukturuar jetën tonë politike nuk janë më të sakta, sepse ato nuk pasqyrojnë zgjedhjet e vërteta dhe kontradiktat e vërteta të ideve. Në të majtë dhe në të djathtë, partitë tradicionale ndahen në të gjitha çështjet thelbësore, siç janë marrëdhëniet industriale, marrëdhëniet me Europën, marrëdhënia me balancën midis lirisë dhe sigurisë, ndërmjet hapjes dhe mbrojtjes. Unë jam përpjekur të ndërtoj një propozim politik koherent dhe efektiv, një rinovim më të thellë të praktikave dhe njerëzve, dhe një plan për konvertimin ekonomik dhe social bazuar në rivendosjen e projektit evropian"- deklaroi Macron. 

http://www.kathimerini.gr/925635/article/epikairothta/politikh/mhnyma-em...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.