S’ka qetësi Shtëpia e Bardhë, ikën një tjetër këshilltar i Trump
Sebastian Gorka, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, i cili mendohet se i përkiste fraksionit të udhëhequr nga nacionalistët dhe punonte si konsulent i ish-shefit të larguar të fushatës së Trump, Steve Bannon nuk është më në sfafin e Donald Trump. "Sebastian Gorka nuk dha dorëheqjen, por unë mund të konfirmoj se ai nuk punon më për Shtëpinë e Bardhë”-tha një zyrtar i qeverisë amerikane.
Gorka mësohet se është përplasur me këshilltarin e sigurisë kombëtare, gjeneralin Reimont McMaster, duke shprehur pakënaqësinë e fortë mbi vendimin Trump për ndryshimin e politikës amerikane në Afganistan. Mediat amerikane shkruajnë se Gorka, i cili shfaqej shpesh në emisione televizive si një mbrojtës i Trump, ishte një figurë përçarëse në qeveri, ndërsa veteranët e shërbimeve të inteligjencës dhe diplomatët e karakterizonin atë si një ideolog me pak përvojë.
Sebastian Gorka pason një seri të këshilltarëve nacionalistë të larguar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpia e Bardhë javët e fundit. Kjo tregon se në betejën mes këshilltarëve të Trump mbi politikën e jashtme kanë dominuar përkrahësit e një angazhimi më aktiv amerikan në çështjet ndërkombëtare, të tillë si Ch. P. McMaster, Ministri i Mbrojtjes James Mattis dhe ministri i Jashtëm Rex Tilerson.
Më herët mediat amerikane njoftuan se Gorka, këshilltar për çështjet e antiterrorizmit, kishte dhënë dorëheqjen. Gazeta konservatore The Federalist tha se ish-këshilltari i Trump kishte shprehur në letrën e dorëheqjes pakënaqësisë me situatën në qeveri. "Mënyra më e mirë dhe më efektive që unë mund të ju përkrah është nga jashtë Shtëpisë së Bardhë zoti President " citohet të ketë ka shkruar Gorki në letrën e tij të dorëheqjes.
Add new comment