Tallje me të gjithë!
Zyra e kryeministrit përcolli një reagim të kreut të qeverisë lidhur me raportin e Task Forcës së ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit. Dokumenti që u prodhua si rezultat i marrëveshjes së 18 majit po kalohet me komente të shkruara, pa pritur të prezantohet ende zyrtarisht. Kryeministri që u mbyll bashkë me Lulzim Bashën për disa orë, duke na u shfaqur si shpëtimtarë të përplasjes civile dhe mentorë të një kulture të re politike, tani kanë komoditetin të tallen me të gjithë.
Ja se çfarë shkruan kryeministri në reagimin e tij:
“Raporti në fjalë fatkeqësisht komprometon si një epilog krejt i pavend, gjithçka të mirë u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të Zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjalë.
Duke u shprehur mirëkuptimin e tij të plotë, qoftë për disa gafa të bujshme e krejt të panevojshme pas zgjedhjeve në sektorin e arsimit, qoftë për mbytjen në fund fare në lugën e ujit të politikës, prej ku ka dalë edhe raporti i njëanshëm, joteknik e joprofesional i Task Forcës, Kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve të dorëhequr, shëndet e suksese të mëtejshme në jetë!”
Add new comment