Lulzim Higuita dhe punësimi i Edmond Spahos

Postuar në 16 Gusht, 2017 10:15

Ku ka humbur Luli? Luli, Basha, kryetari i PD-së. Ai i shkriri nga zhegu. Thonë që ka ikur me pushime dhe nuk tregon se ku. E sigurtë është se ka marrë vulën me vete, të cilën nuk ja beson kush.

Lulit i ka ikur zëri, edhe goja. Në pranverë na shurdhoi, nuk kishte ditë pa u ushtruar si solist protestash në agoranë ambulatore.

Në fund të pranverës tregoi se kishte patur idhull René Higuitan, portierin e famshëm të Kolumibisë. I cili siç dihet ishte shumë i paparashikueshëm. Ky nuk bënte vetëm punën e portierit, edhe atë me lloj lloj akrobacish, por lëshohej përpara e ndonjëherë edhe bënte ndonjë gol. Por më së shumti hante gola. “El Loco”, i çmenduri e quajnë në internet, ndonëse pritja akrep e tij, konsiderohet një ndër momentet më të bukura.

Edhe Luli si Higuita u lëshua pas 18 majit dhe nuk kish perëndi ta ndalte. Derisa hëngri pullën më 25 qershor. Nuk e quajnë i çmenduri. E shumta Patozi e quajti Skuthi. Tani që kanë kaluar ca javë, po del në dritë se gjatë periudhës së ngrirjes, paralitikun Lul e ka ndihmuar komiku Edi. Thuhet se ky i fundit, pranoi që vulën e kryetarit të PD-së ta fshihte të Shtëpia e Gjethes. Tani që mori partinë me 90% të votave, ia nisi gërrhitjes deri sa të bjerë pak fresk. Partia është frymë, si opozita, pse duhet vallë kryetari? Opozitë duhet të bëjnë të gjithë qytetarët, jo vetëm PD-ja dhe Lulzim Higuita. I cili po bën sikur e kanë lënë në stol. Me siguri edhe për të thënë që “unë edhe në opozitë hap vende pune”.

Ja p.sh kujt ia priste mendja që Basha do t’i gjente punën që ka nisur Edmond Spahos? Askujt. Spaho s’ka ditë që nuk shkruan ndonjë xhevahir make from Lul. Ose pse jo Make in Lul, nëse do të pranojmë për të dy atë thënien “gjeti tenxherja kapakun”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.