Qeveria teknike, mburojë e PD-së për enturazhin e saj në drejtësi

Postuar në 12 Gusht, 2017 12:13

Pikëpyetjeve për qëndrimin në qeveri të ministrave teknikë të Partisë Demokratike nuk u ka dhënë asnjëherë përgjigje të qartë kryetari i saj, Lulzim Basha, ndërsa kryeministri bën sikur nuk e ka mendjen për bashkejetesën verore me ata që i quajti gardianë të zgjedhjeve deri në 26 qershor. Argumenti është se ministrat teknikë po përgatisin një raport për zgjedhjet, por nga ana tjetër konsumojnë dhe akte që nuk kanë të bëjnë vetëm me teknikalitete, por me mbrojtje politike për njerëz të sistemit të drejtësisë.

Në mbledhjen e datës 17 korrik të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pikërisht disa ditë pas dënimit të gjyqtares, Majlinda Andrea me 4 vite për korrupsion dhe shpërdoorim detyre,  ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, i cili është edhe anëtar i KLD, është pozicionuar kundër shkarkimit të gjyqtares, me pretendimin se një vendim i tillë nuk është në kompetencë të KLD-së. Sipas procesverbalit të votimit, i zbardhur nga Shqiptarja.com, përpos Gazment Bardhit, kundër propozimit për shkarkimin e Majlinda Andreas kanë votuar edhe anëtarët Gjin Gjoni, Artan Broci, Ridvan Hado, Gerd Hoxha, Brunilda Kadi dhe Eneida Civici, i njohur si enturazhi i PD-së në sistemin e drejtësisë.

Siç raporton Gazeta Shqiptare gjatë diskutimeve për çështjen e Majlinda Andreas, ministri teknik i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se shkarkimi i gjyqtares së dënuar Majlinda Andrea nuk është kompetencë e KLD, por KLGJ. “Kjo është një kompetencë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërsa

kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe anëtari i KLD Neritan Cena ishin të mendimit se KLD mund ta shkarkonte gjyqtaren, me argumentin se, sipas legjislacionit të ri dhe dispozitave kalimtare, KLD ushtron kompetencat e KLGJ, deri në ngritjen e këtij të fundit.

Nga sa kuptohet PD dhe ministrat e saj nuk e kanë të vështirë të gjejnë teknikalitete, më e pakta për të mos cënuar njerëz të sistemit të drejtësisë, qoftë edhe të dënuar nga vetë sistemi si në rastin e zonjës Andrea. Qëndrim që kompromenton rezistencën e bërë nga PD për reformën në drejtësi me argumentin se po Edi Rama po kap sistemin. Marrëveshja e 18 Majit i mbylli dhe këto alibi të PD-së për reformën në drejtësi, duke gjetur pika të përbashkëta edhe me pushtetin që tashmë është konfiguruar si qeveri teknike.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.