Shkelet Kushtetuta në zgjedhjen e kandidatëve për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Afrim Krasniqi sjell sot në një shkrim që publikohet në gazetën “Panorama” shkeljet kushtetuese që po konsumohen në kuadër të reformës në drejtësi. Në dijeni është edhe Operaconi Ndërkombëtar i Monitorimit që është një si biçim policie morale në Shqipëri.
Shkruan Krasniqi:
“Komisioni Ad-Hoc parlamentar për përzgjedhjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka votuar dhe zgjedhur një emër, – Pal Shkambi. Zoti Shkambi ka qenë për vite më radhë kryetar i Partisë Popullore Kristiandemokrate. Ai është regjistruar së fundi (2015) edhe në zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Sipas Kushtetutës ai nuk duhej të kishte funksione drejtuese në partitë politikë në 10 vitet e fundit, pra përpara vitit 2007. Me këtë klauzolë, – pra kufizimin me 10 vite, kanë përfituar anëtarë të tjerë të komisionit, përfshirë ish zv/ministri i drejtësisë S.Ç dhe disa emra të tjerë. Kurse në rastin e zotit Shkambi kemi të bëjmë publikisht dhe qartësisht me shkelje të Kushtetutës, – të Kushtetutës që miratuam vetëm një vit më parë. Vendimi është marrë nga parlamenti (komisioni ad-hoc) ku bëjnë pjesë deputetët e partive kryesore politike dhe ka gjetur miratim nga organet e mëparshme verifikuese dhe në fund edhe nga OMN, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit!”
Add new comment