Turqia hap bazë ushtarake në Somali

Postuar në 04 Gusht, 2017 11:09

Gara për prezencë ushtarake në pika jashtëterritoriale shtetërore po përfshin përherë e më shumë vende. Kina është vendi kryesor që po mbështet dhe investon për prezencën ushtarake në Afrikë, por së fundmi edhe Turqia, një vend me kapacitet shumë më modest, po kërkon të rrisë prezencën.

Sipas njoftimeve nga mediat, ministri somalez i Mbrojtjes, Abdirashid Abdullahi Mohamed, ka bërë të ditur hapjen e një kampi stërvitor turk në kryeqytetin Mogadishu.  Në kamp, i cili do jetë me sipërfaqe 4 km2 dhe ku do të vendosen 200 trupa turke, pritet që të stërviten njëkohësisht 1 500 trupa somaleze. Somalia përballet me një thatësirë të madhe dhe me kolerën dhe në Turqia edhe në këtë kuadër po ofron ndihmën e vet.

http://www.hurriyetdailynews.com/turkey-set-to-open-largest-military-cam...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.