Bashkëqeverisja është eksperimentuar herët në trojet tona
Flitet për bashkëqeverisje dhe kërkohet që populli të flasë, të shprehet konkretisht. Në fakt, bashkëqeverisja është e vjetër në Shqipëri. Republikë Popullore u quajt dikur, pushteti po ashtu popullor. Nuk ka asnjë krahasim me kohën që jetojmë, sigurisht, por iluzioni që krijohet sot është ndoshta edhe më i rremë se atëherë. Pasi pabarazia dhe keqpërdorimi i ligjit sot janë shumë më keq se para viteve ’90, ku liria kërcënohej dhe shtypej në fund nga një legjislacion që ndalonte shumë gjëra.
Estetikisht fotografitë e realizuara nga Ferdinando Scianna sjellin një Shqipëri bosh, tërësisht pedonale dhe me dekoracione shumënjyrëshe dhe përmbajtje politike. Pa ndonjë ndryshim të madh me ngjyrat e fasadave të sotme, çka duhet të na bëjë të kuptojmë se te kujdesi për fasadën qëndron një intuitizim politik që nuk duhet shpërfillur.
Add new comment