Gjurmimi i valëve migratore përmes Google

Postuar në 31 Korrik, 2017 11:13

Një vëzhgim i kryer nga Pew Research Center evidenton gjurmët dixhitale të refugjatëve që kanë hyrë në Europë nga Lindja e Mesme apo nga Afrika. Kjo do të thotë se një sinjal për valët migratore është monitorimi online i motorrëve të kërkimit si Google, ku lihen gjurmët e kërkimit për vendet e destinacionit, origjinën gjeografike të kërkuesit. Vështirë të mendohet sot një refugjat që nuk ka me vete një smartphone, përmes të cilit komunikon audio dhe video me familjarët. Nisur nga ky fakt, PRC sugjeron që ndjekja e këtij komunikimi hedh dritë mbi itinerarin e emigrantëve ndërkohë që kalojnë në vendet tranzit.

Nga vëzhgimi i kryer rezulton se vetëm refugjatët me origjinë nga Siria dhe Iraku përbënin 38% të 1.3 milionë njerëzve që mbërritën në Europë në vitin 2015. Shumica e tyre kaluan nga Turqia dhe Greqia dhe në masë dërrmuese ata flasin vetëm arabisht. Për pasojë kërkimet në internet në gjuhën arabe të kryera gjatë qëndrimit të tyre në Turqi jep një panoramë të asaj që do të zhvillohet potencialisht më pas. P.sh fjala “Greqi” në gjuhën arabe e kërkuar nga pika aksesi në internet në Turqi, përafron me numrin e refugjatëve që kaluan Egjeun në vitin 2015 dhe 2016. Konkretisht në gusht të vitit 2015, kërkimet në gjuhën arabe nga Turqia për fjalën “Greqi” arritën kulmin dhe vetëm dy muaj më vonë fluksi i emigrantëve  që mbërritën në Greqi arriti kulmin. PRC shkruan se kjo është diçka më shumë sesa rastësi, pasi koha prej dy muajsh përkon me nevojën e përgatitjeve për lëvizje.

E njëjta dukuri shfaqet edhe për procesin e azilkërkimit të refugjatëve në Gjermani dhe një gjë e tillë mund të gjurmohet nga kërkimi në gjuhën arabe në Gjermani. Kjo fjalë ruajti shpeshtësi të lartë në motorrët e kërkimit edhe pse kërkesat për azil ranë.

Një qasje që mund të shërbejë për projeksione politikash apo edhe për një farë parashikimi, pasi siç mund të merret me mend, shtimi radikal i kërkimit në internet lidhet detyrimisht ose me një ngjarje, ose me një interes të caktuar.

http://www.pewglobal.org/2017/06/08/digital-footprint-of-europes-refugees/?utm_source=Pew+Research+Center&utm_campaign=490a9a6cc9-EMAIL_CAMPAIGN_2017_06_08&utm_medium=email&utm_term=0_3e953b9b70-490a9a6cc9-400328597

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.