Ish-kreu ushtarak i NATO-s, Stavridis: "Maqedonia do t'i bashkohet NATO-s".
James Stavridis, ish-komandanti i NATO-s, deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës se Maqedonia do të jetë vendi i radhës që do t’i bashkohet Aleancës. “Shpresoj që Greqia do të jetë në gjendje të bashkëpunojë me Maqedoninë në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit që do të hapë derën për anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO. Mendoj se Maqedonia do të jetë vendi tjetër që do t’i bashkohet NATO-s dhe ky do të jetë një hap në konsolidimin e Ballkanit”, tha ai.
Më tej Stavridis ka shtuar se edhe zv.presidenti Mike Pence ka zhvilluar në fillim të këtij muaji një telefonatë me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev ku nënvizoi mbështetjen e SHBA për këtë vend. Pretendime për qëndrimet e Maqedonisë ka edhe Tirana zyrtare e cila disa herë u përpoq të rrëzonte Marrëveshjen e Ohrit dhe të impononte një tjetër raport mes etnive, diçka që nuk eci. Po kështu pas ngjarjeve të Kumanovës në disa prononcime u la të kuptohej vetoja e Shqipërisë ndaj Maqedonisë nëse nuk rishikohej Ohri. Diçka që nuk përmendet nga asnjë zyrtar i lartë në Perëndim.
Add new comment