PS/Ish-kryeministri - bazës së partisë: “Kam porosi nga kryeministri(kryetari) që këtë person duhet ta pranoni si kryetare të degës”
Ndodh edhe kështu. Sidomos përpara kohës kur PS-ja do të riorganizohet. "ABC News" raporton për tensione në mbledhjen e djeshme të degës së PS-së në Njësinë nr. 5 në Tiranë, ku ish-kryeministri Pandeli Majko, ka kërkuar nga anëtarët të pranojnë porosinë e kryetarit të partisë, njëkohësisht kryeministër, që Anila Shehu, të caktohej kryetare e degës. Por baza ka kundërshtuar dhe përgjegjësi i saj për çështjet e organizimit, Shkëlqim Meta ka dhënë këtë sqarim: “Kërkesa e gabuar që është shtruar nga Majko, ishte pikërisht kjo: “Që kam porosi që kjo do kalojë kryetare e partisë të njësisë nr. 5. Porosia ishte direkt e Ramës. Problemi është se jo vetëm në njësinë nr. 5, por në të gjithë Shqipërinë, ka shkelje statutore dhe ka komandim të njerëzve. Momenti i acarimit për një moment mund të ishte edhe fatal. Por falë gjakftohtësisë dhe edukatës sime, kam paralajmëruar Majkon dhe i kam thënë ‘je me fat, sepse të kam mik të vjetër, se ndryshe do të të kisha dhënë një mësim që do ta mbaje mend për të gjithë jetën. Asnjëherë personale, gjithmonë në kërkesën për zbatimin e statutit”. Për pasojë Majko ka braktisur mbledhjen.
s.z
Comments
Ore shokeni... Mos ia veshim
Ore shokeni...
Mos ia veshim kot ne, qe ndonjehere, besojme se Majko thotte ca mencurira, hedh ca kunja te fshehura, kur ne te vertete ai thjesht leshon ca pufka, qe s'jane tjeter vec fendurina te servilizmit klasik kur qeshte tere qyteti?!
Kur ka ndodhe kjo mre. Nuk

Kur ka ndodhe kjo mre. Nuk menoni se osht rrene???

Shume i besueshem

Shume i besueshem lajmi,sidomos kur e nxjerr ABC-ja e Shkullakut (te ndihmon per kapsllikun).

Bravo qytetar! Monopolin e te

Bravo qytetar!

Monopolin e te vertetes e kane vetem te majtet dhe mediat e majta. Kur jane denuar per shpifje te majtet ata i ka ndeshkuar drejtesia e Saliut ndersa kur jane ndeshkuar te djathtet i ka ndeshkuar ligji. Kesaj i i thone logjike e paanshme. Kur e nxjerr ABC-ja te ndihmon per kapsllikun ndersa kur e nxjerr Kocoja te ndihmon per diarrene. Me mire kujdesu per ushqimin qe ha qe te mos vuash.

po kur e nxjerr Top Kanali

po kur e nxjerr Top Kanali cfare eshtee? Me siguri lavazh total truri. La pastaj kur e komentoj une qe jam kopja e periudhes "post '90" te Alfons Gurrashit. Rrofte Partia qe na ben te ngopemi me buke.

Ky Majkoja i shkrete ter

Ky Majkoja i shkrete ter jeten kungull ka qene, po ka qene me fat se gjithmone ka qendruar siper ujit.

hahahahahahahahahahahahaaaaa

hahahahahahahahahahahahaaaaa (kjo është për komentuesit që shajnë lajmin)

Ore njerëz, po pse ju mendoni që Rama është natyrë demokratike e tolerante, apo që karakterizohet nga ndonjë besim i lartë tek njerzit?

Të ishte ashtu do kishim tablo tjetër të kandidatëve për tu zgjedhur nëpër bashkira, apo drejtorë të tjerë nëpër ministrira. Mos bëni gabimin ti bëni opozitë opozitës, sidomos kur trajtohen raste arrogance, papërgjegjshmërie apo shkelje të drejtash - në një situatë ku politika është kaq e kapur mungesa e opozitarizmit qytetar bën që shumë shpejt hija e padrejtësisë i mbulon të gjithë (atëhere e ndjejnë edhe ata që skanë tru dmth).

Add new comment