Dobësitë e sistemit global të ushqimit dhe nevoja për heqjen dorë nga dieta perëndimore

Postuar në 20 Korrik, 2017 14:12

Afërsisht 1 miliardë njerëz varen nga tregëtia ndërkkombëtare për të siguruar kërkesat e tyre për ushqim, duke dhënë vlerë jetike sistemit global të ushqimit në sigurinë ushqimore. Më 27 qershor, Catham House publikoi raportin “Pikat Bllokuese dhe Dobësitë në Tregëtinë Botërore të Ushqimit”(Chokepoints and Vulnerabilities in Global Food Trade). Ky raport tregon se sistemi botëror i ushqimit bazohet mbi drejtime tregëtare shumë delikate, që kalojnë mbi të ashtuquajturat 14 postblloqe – si Kanali i Suezit, portet e Detit të Zi dhe rrjeti rrugor i Brazilit – rajone ku tregtëtia ushqimore ekspozohet ndaj ndërprerjes apo ndalimit. Këto përfshijnë motin e paparashikueshëm, luftën, kontrollet institucionale, ku autoritetet lokale mund të vendosin kufizimin në akses apo bllokimin e kalimit të ushqimit. Raporti vë në dukje gjithashtu se ndryshimet klimaterike do të intensifikojnë rreziqet nga postblloqet.

Sistemet e ushqimit përshkruajnë rrugën që ndiqet për të sjellë ushqimin nga fusha te konsumatori. Ato përfshijnë çdo gjë që nga të ashtuquajturit mbarështues, te shitja me pakicë dhe sigurimi i ushqimit, prodhimi i ushqimit, procesimi, marketingu, transporti dhe tregëtia. Duke nisur nga mesi i shekullit të 20-të, rritja e prodhimit ushqimor dhe ndryshimi i preferencave dietike drejt një diete përherë e më shumë perëndimore, çuan në vendosjen e një sistemi global të ushqimit. Sot, shumica e ushqimit botëror blihet nga tregu global. 60% e energjisë trupore nga ushqimi në botë bazohet mbi tre prodhime bujqësore: misër, grurë dhe oriz, nga të cilët, shumica e prodhimit shkon për të ushqyer gjënë e gjallë. Këto prodhohen vetëm në një numër të caktuar rajonesh.

Stabiliteti i sistemit kërcënohet nga presione përherë e në rritje; rritja e popullsisë, ndryshimi i kërkesave të konsumatorit dhe ngadalësimi i rritjes së prodhimit bujqësor po lëkundin balancën furnizim – kërkesë në disa vende. Nëse popullsia globale arrin siç është parashikuar në 9 miliardë deri në vitin 2050, për të mbajtur këtë nivel të përdorimit ushqimor, prodhimet bujqësore do të duhet të rriten me 50%. Por bujqësia dhe përpunimi i ushqimit janë faktorë kryesorë në emetimin e karbonit dhe rritja e prodhimit bujqësor duket se nuk përputhet me marrëvehjen e Parisit për të mbajtur mesataren e rritjes së temperaturës nën 2 gradë Celcius. Ndryshimet klimaterike kanë efekte të shumëfishta mbi pasigurinë ushqimore dhe siç paralajmërojnë ekspertët, kushte të tjera të motit që lidhen me ndryshimet klimaterike, do të ulin cilësinë ushqimore të prodhimeve të tanishme.

Për shkak se prodhimi i ushqimit është kaq shumë i ndërlidhur me prodhimin e karbonit dhe një shëndet të mirë, OBSh-ja vlerëson se 12 nga 17 objektivat e një zhvillimi të qëndrueshëm kërkojnë ushqyerje të mirë që të përmbushen. Kërkesa për një dietë perëndimore, e karakterizuar nga mbikonsumimi i mishit, ushqimet shumë të përpunuara, sheqerna të tejrafinuara, yndyrna të ngopura dhe të përpunuara dhe një reduktim i fibrave me bazë bimore, duhet të ndalet. Ky lloj ushqimi kërkon shumë energji për t’u përpunuar pa rritur ndërkohë vlerën e vet ushqyese. Nuk përshtatet me kërkesat për eksport në shumë vende në zhvillim dhe rritje të ulët të ardhurash, ku dieta bazë janë zhardhokët dhe ku aksesi në ushqimin me kalori të larta, që qarkullohen nga kompani shumëkombëshe që zgjerojnë tregjet e tyre, kontribuon në peshën e shtuar që vjen nga sëmundje jo ngjitëse, por të lidhura me dietën, siç është Diabeti.

Me këtë pasiguri në rritje, është koha që të rimendohen prioritetet për të parandaluar dështimin e sistemit global ushqimor. Qasjet komunitare që promovojnë një ndryshim në perceptimin drejt konsumimit të ushqimit që nuk cenon klimën, mund të lehtësoj pak nga stresi që preson mbi sistemin. Duke shfrytëzuar këtë impuls, World Wildlife Fund, vlerësonte në një raport të 26 qershorit titulluar: “Të hash për 2 gradë”, vlerëson ndryshimet dietike që duhen bërë në Britaninë e Madhe deri në vitet 2020-2030 për të përmbushur kërkesat e marrëveshjeve të Parisit. Për të arritur reduktimin me 30% të karbonit, konsumatorët duhet të reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme konsumin e mishit dhe të djathit dhe t’i zëvendësojnë ato me bishtajore, arrorë dhe farëra, çka do të çonte në uljen e kërkesës për prodhimet e gjësë së gjallë dhe rritje të kërkesës për prodhime bujqësore më të diversifikuara.

Gjithësesi, arritja një ndryshimi aftagjatë në sistem nuk mund të mbështetet në përgjegjësinë e individëve dhe duhet të vërë në jetë ndërhyrje në shkallë globale. Qeveritë duhet të sponsorizojnë bashkëpunimin në tregun e ushqimit që është konsistente me një dietë të shëndetshme dhe të qëndrueshme dhe të nisë konsumin e produkteve më primare, diversifikimin e bujqësisë, prodhimin vendas dhe vetëmjaftueshmërinë. Të dhëna më të shumta dhe kërkimet shkencore do të ndihmojnë në kuptimin prej nesh të faktit sesi tregëtia globale e ushqimit prek si mjedisin ashtu edhe shëndetin.

Me shkurtime nga: http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(17)31803-2/fulltext

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.