Krizë Diabeti në popullsinë e Afrikës Sub-Sahariane

Postuar në 20 Korrik, 2017 12:15

Diabeti II është një sëmundje degjenarative e cila me kalimin e kohës krijon ndër të tjera kosto të mëdha financiare. Sëmundja vetë është datuar që në antikitet dhe ajo nuk njeh kufizime gjeografike apo rracore. Mirëpo të dhënat e përgjithshme sugjerojnë për një rritje të numrit të të prekurve, por edhe zgjerim të moshës së ekspozimit.

Në një editorial të këtij muaji në revistën e njohur “Lancet” vihet theksi te një përhapje e madhe, thuajse epidemike e diabetit në Afrikën Sub –Sahariane. Në 10 vitet e fundit numri i të prekurve është rritur me shpejtësi nga të gjitha kategoritë e shoqërisë, sidomos të rinjtë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Afrikë në vitin 2014, prevalence e diabetit ishte 71%-129% me rritje që nga viti 1980. Pesha ekonomike e kësaj përhapjeje shkon rreth 19 miliardë dollarë dhe nëse nuk ndërhyhet deri në vitin 2030 do të arrijë në 35 miliardë dollarë.  Në ndryshim nga kapacitetet e këtyre vendeve për të diagnostikuar dhe përgjigur me kurë HIV-AIDS, për diabetin nuk ka një infrastrukturë të tillë. Vetëm gjysma e njerëzve me diabet diagnostikohen dhe vetëm 11% marrin trajtim dhe këshillohen për të minimizuar komplikacionet. Revista e cilëëson këtë situatë një Krizë të Diabetit në Afrikën Sub-Sahariane, e cila përpos problemeve të mëdha goditet në një pikë që është vërtet kritike: shëndeti i popullsisë me një sëmundje që ka pasoja afatgjata. Ka shumë pyetje që kërkojnë përgjigje nisur nga kjo përhapje masive.

Duket se njësoj si për HIV-AIDS, Afrika pritet të kthehet në një zonë me investime të mëdha në sistemin shëndetësor edhe për trajtimin e diabetit, duke ndihmuar edhe në kuptimin më mirë të kësaj sëmundjeve shumë të vështirë dhe që ndryshon rrjedhën e jetës së çdo individi.

http://www.thelancet.com/journals/landia/article/PIIS2213-8587(17)30219-X/fulltext

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.