Të dhënat e Indeksit Europian, Shqipëria vendi më i palumtur në Evropë. Një nga shkaqet sociale: bombardimi me lajme
Nuk do shumë për të kuptuar se shqiptarët edhe pse jetojnë në një vend plot diell e resurse të tjera natyrore, nuk janë të lumtur aq sa mund të mendohej. Dy vendet e Evropës Juglindore, Shqipëria dhe Bullgaria janë listuar si shtetet më të palumtura në kontinent. Shqipëria me një popullsi që llogaritet në rreth 3 milionë banorë ka marrë pikët më të larta, që në renditje nënkupton vendin e fundit ( 29). Ky është përfundimi i arritur sipas të dhënave të Indeksit evropian të Lumturisë për vitin 2015 (Happiness Equality Index Evropë 2015) publikuar në 2 korrik 2015. Një total prej 29 vendesh u morën në analizë nga Instituti i Kërkimeve mbi Lumturinë. Franca u rendit e nënta, ndërsa Mbretëria e Bashkuar në vendin e 14. Hartuesit e raportit e shpjegojnë rënien e nivelit të lumturisë me ndikimin që ka media sociale në jetën e njerëzve, të cilët bombardohen me lajme nga më të ndryshmet e që kanë ndikim tek të gjithë. Disa muaj më parë, danezët cilësoheshin si populli më i lumtur në Europë, ndërsa tani janë finlandezët.
Add new comment