"Në 1979, një zë më tha që jam Jezusi i rimishëruar"

Postuar në 16 Korrik, 2017 10:24

"Kisha duhet të njohë dhe pranojë profetët e rinj”. Kështu thuhet në shkrimet e shenjta të kristianizmit, të cilat gjithsesi nuk njohin p.sh Muhamedin, i cili e vazhdon shpalljen e vullnetit të Zotit duke iu përmbajtur traditës abrahamike. 

Që nga ajo kohë ka patur shenjtorë, por jo profetë. Ka patur sigurisht edhe mëtonjës dhe vegimtarë të Mesisë, mesazherë të Gjyqit të Fundit, gjithfarë personazhesh që himnizojnë veten në një rol episodik të teatrit të madh të kësaj jete. Kisha e Mormonëve dhe libri i tyre është një nga rastet vezulluese, pa harruar të famshmin Swedenborg, padyshim një “shpirt i madh”.

Por përtej mahnitjes dhe zbulimit skllavërues që prodhon leximi i shkrimeve të shenjta, ka edhe shfaqje ekzotike. Një prej tyre padyshim është edhe ai i Álvaro Theiss, i cili në vitin 1979 “dëgjoi një zë” t’i thoshte se ai është Jezu Krishti i rimishëruar. Sot ai jeton në një zonë të Brazilias, me 12 dishepuj, 3 meshkuj dhe 9 femra, zonë të cilën e ka quajtur Jeruzalemi i Ri. Vetë Theiss e konsideron veten: “INRI Cristo,” në respekt të titullit që Pilati urdhëroi të shkruhej në kryqin e kryqëzimit të Krishtit: Iesus Nazarenus Rex Iudaeorum
National Geographic i ka kushtuar një hapësirë këtij “rimishërimi” neurologjik që ofron patjetër një atraksion turistik të veçantë. Fundja edhe në këto marifete, publiciteti të bën punë. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ka shume te tille, sidomos ne afrike! Te rrethuar nga femra te bukura, vetvetiu qe jane gjate gjithe kohes plot inspiracion! Shto dhe masen gjithe ekzaltim, atyre u duket vetja si babai i Zotit! Por te gjithe shkojne ne fund tek vendi, ku permjerin qente e rruges!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.