Basha në Vjenë denoncon standardet e zgjedhjeve: Vota u blenë masivisht me lekë, ushqime e veshmbathje

Postuar në 03 Korrik, 2015 08:38

Lulzim Basha, i shoqëruar republikani Mediu dhe një delegacion i opozitës, u takuan në Vjenë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier dhe me përfaqësues të Këshillit të përhershëm të ambasadorëve të OSBE-së. Basha, bëri të ditur problemet, të cilat siç theksohet edhe në raportin paraprak, kanë minuar besimin e zgjedhësve te vota e lire, duke sjellë si problematike ne këto zgjedhje kandidimin nga mazhoranca të personave me rekorde kriminale, trafikantë, tutorë, pengmarrës dhe kriminelë të njohur e të skeduar në vende të ndryshme të Europës, të cilët ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve dhe aktivistëve të opozitës si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota. Basha i ka bërë të ditur sekretarit të përgjithshëm të OSBE dhe ambasadorëve të Këshillit të përhershëm fakte të pakundërshtueshme të përdorimit të fondeve publike, parave të krimit të organizuar dhe të korrupsionit qeveritar, për të blerë masivisht votat me lekë, me ushqime e me veshmbathje. Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i OSBE, Zannier, e siguroi zotin Basha për një vlerësim objektiv dhe të saktë të zgjedhjeve, qe do të reflektohet në raportin përfundimtar. 

Comments

Submitted by Durrsi (not verified) on

<p>Bravo Basha. Hidhi poshte perpjekjet e Ramovicit per ti thene Europes se ne i plotesojme kushtet per tu ne futur ne Europe.</p><p>Ne vdesim ne Shqiperi dhe nuk duam te hyjme ne Europe deri sa pas nja dyqind vjetesh te biem dakort te gjitha palet se zgjedhjet u zhvilluan brenda standarteve afrikane. Sepse atehere Afrika do te jete me perpara Europes.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.