“Spiunët” e korrupsionit, gati për të ruajtur shtetin

Postuar në 12 Korrik, 2017 11:17

Nga 15 korriku në zyrat e administratës publike dhe bizneseve me më shumë se 100 të punësuar do të nisë funksionimi i të ashtuquajturave strukturave sinjalizuese të rasteve të korrupsionit. Sinjalizuesit do të jenë punonjës të institucioneve publike por edhe ato private dhe do të gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj.

Ligji i miratuar një vit më parë thotë se “Qëllimi i këtij ligji është marrja e informacioneve në lidhje me çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës ose kompetencave, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve, shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave si dhe çdo akt tjetër të ngjashëm të kryer nga pronarët, administratorët, drejtuesit dhe cilido tjetër”

Hetimin e këtyre rasteve do të bëjë nga  ILDKPK, e cila më pas do t’i përcjellë të dhënat Prokurorisë dhe Policisë kur gjenden elementë të veprave penale të mësipërme. Në frymën e këtij ligji kryeministri ka nisur edhe një fushatë ku u kërkon qytetarëve të raportojnë çdo sjellje abuzive nga zyrtarët e shtetit ose denoncim të rasteve korruptive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.