Edi Rama për qeverisjen e re: S’kemi çfarë taksash të ulim

Postuar në 06 Korrik, 2017 22:41

Edi Rama ka folur për herë të parë rreth planeve të tij për mandatin e ri katërvjeçar. Sa i takon ekonomisë ai e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë lehtësism taksash dhe se fokusi i punës do të jenë disa akse rrugore dhe programi i rilindjes rurale, për të cilin kryeministri nuk dha detaje nëse lidhet me rimëkëmbjen e bujqësisë apo të infrastrukturës.

“Skemi çfarë taksash të ulim, do fillojmë luftën e stuhishme kundër informaliteteit. Kësaj historie në 4 vite do t’i vihet kapaku dhe do të jetë një fazë tjetër e ekonomisë në këtë 4 vjeçar. Ekonomia duhet të rritet në atë pikë që ta shohin të gjithë dhe jo të rritet vetëm statistikisht. Po diskutojmë programin e rilindjes rurale. Brenda vjeshtës fillojmë rrugën e Arbrit dhe disa akseve të tjera”-deklaroi kryeministri.

I pyetur për humbjen në Kavajë dhe refuzimin e një modeli si Elvis Roshi, Rama tha se nuk është bërë ende një analizë e rezultatit të Kavajës, ndërsa u deklarua se do të jëtë i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë, përfshi edhe Tom Doshin.

“Unë do bashkëpunoj me të gjithë që të çojmë përpara një proces ku fitojnë Shqipëria dhe shqiptarët. Ne do kemi dorën e shtrirë të bashklëpunimit në mënyrë konstante dhe politika që do bëjmë do jetë politika e punës. Shqiptarët duhet të shohin gjykatës që të jenë të pandehur të drejtësisë”-shtoi kryeministri. Rama zbuloi se kandidati i tij për kryetar kuvendi është Gramoz Ruçi, ish-ministri i Partisë së Punës.

Comments

Submitted by Parashikuesi (not verified) on

Ne 2017 Rama kerkoi 71 deputete dhe populli nuk e zhgenjeu. Ne 2021 Rama do te kerkoje 84 deputete dhe nuk besoj se ky popull do ta zhgenjeje! Ne 2025 do te duhen 94 deputete per PS dhe perfundimisht do mbyllet cdo hapesire abuzimi per opoziten! Ishalla jane te forte keto te udheheqjes e mire me shendet qe te shohin edhe nje here vitet e lumtura te partise!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.